Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i ftuar në “Magazina Ekonomike”, sonte në Alsat, paralajmëroi rritjen e pagës minimale në tremujorin e dytë të vitit 2022.
Sipas tij paga minimale për momentin është mbi 15 mijë denarë, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2022 pritet që kjo pagë të arrij në 19 mijë denarë.
“Në mënyrë të konsiderueshme është bërë rritja e pagës minimale prej vitit 2017 deri në vitin 2022, marrë parasysh se paga minimale ishte vetëm 9 mijë denarë, për momentin që po flasim paga minimale është mbi 15 mijë denarë. Planet tona janë që gjatë periudhës në vijim të risim pagën minimale në 18 mijë denarë, por e kemi prolonguar pak afatin, marrë parasysh se në çerekun e parë të vitit 2022 duhet të menaxhohet situata me krizën energjetike, por të mos jetë edhe një barë shtesë për kompanitë në çerekun e dytë në vitin 2022, nëse plotësohen të gjitha projeksionet dhe analizat edhe të ekspertëve por njëkohësisht edhe të institucioneve, ku edhe do të zvogëlohet ndikimi negativ nga kriza energjetike atëherë sipas gjitha gjasave do të vendosim që të rrisim edhe pagën minimale. Në tremujorin e dytë të vitit 2022 do të sillet vendim për rritjen e pagës minimale”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë./ Aklsat.mk