Bekteshi paralajmëron rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin TopTema ka deklaruar se pas Vitit të Ri paga minimale pritet të rritet nga 15.000 denarë, në 18.000 denarë.

Marketing

„Paga minimale do rritet në 18.000 denarë, pas Vitit të Ri. Në vitin 2016 paga mesatare ishte 22.000-23.000, ndërsa tani është 28.820 denarë dhe do rritet në vazhdimësi. Rritjë të pagave kemi në arsim, shëndetësi dhe sektorin privat. Vetëm paga minimale është rritur për 100% për 4 vite, aq sa nuk ka ndodhur vitet që kemi lënë pas shtoi Bekteshi duke nënvizuar se po rritet standardi i qytetarëve” ka deklaruar Bekteshi!