Bekteshi për mazutin e rrezikshëm: Nuk fshehim asgjë

Nuk fshihen emrat e kompanive dhe do të publikohen të njëjtat, kur do të përfundojnë procedurat. Tashmë lëshime ka në disa kompani gjatë importit të mazutit, por duhet të presim deri nesër, kështu ka deklaruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Marketing

“Nuk fshehim asgjë dhe do të publikojmë gjithçka në mënyrë transparente dhe në kohë. Nesër skadon edhe afati për dorëzimin e informacioneve”, tha Bekteshi në paraqitjen para mediave në Ministrinë e Ekonomisë.

Ai edhe sot ka përsëritur, se Rregullorja për lëndët djegëse nuk ka nevojë të ndryshohet, pasi është në harmoni me legjislaturën evropiane.