Bekteshi: Për mos respektim të distancës nëpër shitore, gjoba nga 500-2000 euro

Në seancën e djeshme të Qeverisë, është miratuar dekret me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për tregti, me të cilin vendoset rend dhe disiplinë në hyrje të objekteve ku kryhet tregti në shitore të vogla, në vetëshërbime, markete dhe furra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Marketing

“Sipas dekretit, të gjithë tregtarët nga sot janë të obliguar të sigurojnë shërbim rendi në hyrje dhe brenda objektit”, tha Bekteshi.

Dekreti parasheh:
– sigurim të distancës në minimum në dy metra jashtë, brenda objektit dhe para kasafortës;
– realizim të dezinfektimit të duarve në hyrje për konsumatorët dhe
– vendosje e shenjave me të cilat kahëzohet drejtimi i lëvizjes së konsumatorëve.

Nëse nuk respektohen këto masa, siç sqaroi Bekteshi do të vijojnë edhe gjoba siç vijojnë më poshtë:
– për tregtarët e vogël – gjobë prej 500 deri në 1000 euro dhe
– për tregtarët e mesëm dhe të mëdhenj – gjobë prej 1000 deri në 2000 euro.

“Do të ashpërsohen edhe kontrollet e Inspektoratit, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, paralajmëroi Bekteshi.

Ai ka rikujtuar konsumatorët, se nëse vërehen shkelje të këtyre masave, rastet mund t’i denoncojnë në numrin: 191.

Marketing