Po bëjmë të gjitha përgatitjet për të rritur prodhimin vendor të energjisë elektrike që nga fillimi i vitit të ardhshëm të mos ndodhin goditje çmimesh me energjinë elektrike. Situata në sektorin elektro- energjetik është stabile, çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë deri në fund të vitit, kurse shpallja e krizës energjetike është për të rritur likuiditetin e ESM-së dhe MEPSO-s, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin Top Tema në Televizionin Telma.
“Prodhimi vendor i energjisë elektrike po rritet, po punohet që të vëmë në funksion të gjitha kapacitetet vendase për prodhimin e energjisë elektrike në mënyrë që pas 1 janarit të mos kemi rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Pas shpalljes së vendimit të Qeverisë për shpalljen e gjendjes së krizës javën e ardhshme, fondet e kompanive energjetike do të transferohen menjëherë për furnizim me thëngjill dhe për mbulimin e shpenzimeve”, tha ministri Bekteshi.
Ministri sqaroi se mjetet prej rreth 15 milionë do të transferohen për borxhin që MEPSO e ka për tërheqjen e paparalajmëruar të energjisë elektrike nga rrjetet evropiane.
“Qeveria do të transferojë 15 milionë euro për të paguar borxhin që ka MEPSO dhe më pas MEPSO do t'i mbledhë këto mjete nga tregtarët që kanë tërhequr energjinë elektrike dhe këto mjete Qeveria do t'i transferojë që të mos paguajmë gjoba shtesë për momentin dhe të mos paguajmë rrymë më të shtrenjtë”, ceku
ministri.
Ministri theksoi se qëllimi i Qeverisë është që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël.
“REK Manastir është duke punuar me dy njësi, REK Osllomej së shpejti do të funksionojë plotësisht, po bëjmë përpjekje që të furnizojmë naftë dhe të rifilloj me punë TC Negotinë dhe të dy kaldajat dhe me prokurimin e thëngjillit që pres të jetë i suksesshëm për REK Manastir dhe për të dhe të bashkohet blloku i tretë dhe do të kemi prodhim edhe më të madh që na duhet dhe do të mund të eksportojmë”, tha ministri Bekteshi.
Ministri theksoi se kjo krizë energjetike më së shumti është derdhur nga tregjet botërore, duke qenë se Maqedonia e Veriut importon pjesën më të madhe të energjisë elektrike, duke pasur parasysh se çmimi i energjisë elektrike në bursat botërore është jashtëzakonisht më i shtrenjtë, po punohet në aktivizimin e plotë të energjisë elektrike në kapacitetet shtëpiake.
“Po punojmë që të gjejmë zgjidhjen më të përshtatshme për të dalë nga kjo krizë energjitike me sa me më pak dëme”, nënvizoi Bekteshi, duke theksuar se pas stabilizimit të situatës, ato kompani që nuk kanë punuar sipas planeve që kanë dorëzuar në Qeveri do të mbajë përgjegjësi.