Bekteshi: Po ulet papunësia, por temë kryesore është mungesa e fuqisë punëtore

Masat që po zbatohen nga Qeveria nuk kanë vetëm efekt afatshkurtër,. Me investimet kapitale që po realizohen nga Qeveria dhe me investimet e huaja që po vijnë në vend, do të ulet dhe niveli i papunësisë.

Marketing

Kështu u shpreh mes tjerash ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në “10 Minuta” në TV21.

“Unë jam i bindur që trendi i uljes së papunësisë do të vazhdojë në Maqedoninë e Veriut dhe tash si temë kryesore është mungesa e fuqisë punëtore ku shihen disa opsione në mënyrën e liberalizimit të tregut të punës”, tha Bekteshi.