Bekteshi: Po vëzhgojmë situatën me çmimet e produkteve bazë

Ministria e Ekonomisë por edhe institucionet tjera kompetente po vëzhgojnë situatën në lidhje me paralajmërimin për rritje të enorme të çmimeve të produkteve bazike. Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thekson se aktivitetet e dikasterit të tij nuk janë të vonuara, por siguron që parashikimet për shtrenjtimin e produkteve deri në 50 për qind nuk janë të sakta.

Marketing

“E ndjekim situatën nga afër edhe si ministri e ekonomisë edhe institucionet tjera dhe varësisht nga ajo se si do të lëvizin çmimet e lëndës së parë dhe repromaterialeve në pjesën e importit dhe prodhimit të prodhimeve tek ne, nëse ka çmime shokuese, menjëherë do të veproj, duke iu referuar Ligjit për Tregti dhe për Shitje me Shumicë dhe Pakicë, siç tanimë kemi bërë vitin e kaluar kur nuk lejuam rritje enorme të çmimeve, veçanërisht kur flasim për produktet bazë.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Banka Popullore parashikoi një normë prej 2,2 të inflacionit por që rritja e çmimeve do të jetë e mesatare dhe nuk do të ketë ndikim të madh. Qeveria ditë më parë paralajmëroi se po shqyrton mundësinë për masa shtesë edhe pas paralajmërimit për rritjen eventuale te çmimit të energjisë elektrike. Odat ekonomike së bashku me trupat e tjerë rregullator në bashkëpunim me qeverinë janë dakorduar për masa shtesë duke ju dhënë mbështetje kompanive.

Marketing