Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi priti në takim zëvendëskryeministrin dhe
ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë të Republikës së Sllovenisë, Zdravko
Poçivalshek, i cili sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Ministri Bekteshi dhe Zëvendëskryeministri Poçivalshek zhvilluan takim bilateral për të
diskutuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e
mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Në fjalimin hyrës të mirëseardhjes, ministri Bekteshi e informoi zëvendëskryeministren
Poçivalshek për reformat ekonomike të ndërmarra nga Qeveria, kryesisht në fushën e
rritjes së investimeve.
“Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut janë të ngjashme për nga madhësia dhe popullsia,
por ekonomia sllovene ka përparim nga e jona. Ka një numër të madh të kompanive nga
Sllovenia që operojnë në Maqedoninë e Veriut, por edhe anasjelltas, është shenjë e
bashkëpunimit solid ekonomik dhe mendoj se ka shumë fusha ku mund të
përmirësojmë bashkëpunimin. Para së gjithash është në fushën e turizmit të banjave, ku
Sllovenia ka përvojë të madhe”, ceku ministri Bekteshi.
Ministri Bekteshi tha se Maqedonia e Veriut është vizituar në drejtim të rritjes së
bashkëpunimit ekonomik me Slloveninë, dhe sipas statistikave, tregtia dypalëshe mes dy
vendeve, pas rënies së vitit të kaluar si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia, ka
vazhduar të shënoj rritje të vazhdueshme që nga fillimi i këtij viti.
Ministri Bekteshi informoi se vendi ynë ka kushte konkurruese për tërheqjen e
investimeve të huaja, por edhe nxitjen e investimeve të kompanive vendase, përmes
masave që përmban Ligji për Mbështetjen Financiare të Investimeve.
Zëvendëskryeministri i Sllovenisë dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë,
Poçivalshek, u dakordua se marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve janë në një nivel
shumë të lartë, por ende ka hapësirë për rritje të mëtejshme.
Ai tha se vetëm në nëntë muajt e parë shkëmbimi tregtar mes dy vendeve është rritur
me 30%.
“Jam i kënaqur me shkëmbimin e madh të investimeve mes dy vendeve. Investimet
sllovene në Maqedoninë e Veriut janë mbi 400 milionë euro, janë mbi 40 kompani që
punësojnë 2500 persona. Gëzon edhe me rritj e investimeve të Maqedonisë në Slloveni,
të cilat arrijnë në mbi 30 milionë euro, para së gjithash në fushën e metalurgjisë”, tha
Poçivalshek.
Dy ministrat ranë dakord që në periudhën e ardhshme të organizohet një forum i
përbashkët biznesi investiv ku do të takohen kompani nga të dyja vendet, i cili do të jetë
një mundësi për shkëmbim përvojash, marrëveshje të reja dhe zgjerim të investimeve
mes dy vendeve.