Bekteshi: Qeveria miratoi ligjin për konsumatorët

Ligj i ri për mbrojtjen e konsumtatorve tani e tutje do t’i mbrojë konsumtatorët. Qeveria miratoi ligjin e ri për mbrojtjen e konsumtatorëve i cili fillimisht do të duhet të sigurojë mbrojtje më të madhe e të drejtave të konsumtatorëve, ndërsa nga ana tjetër t’i parandalojë praktikat e padrejta, mashtruese dhe agresive tregëtare ndaj konsumatorëve. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi është i bindur se me zbatimin e këtij ligjit do t’u jepet fund njëherë e përgjithmon praktiva të pandershme tregëtare.
“Në kuadër të ligjit për mbrojtjen e konsumtatorve si risi është parashikuar edhe një kapitull i ri ku vëmendje të veçantë i kemi dhënë praktikave të padrejta, mashtruse dhe agresive tregëtare. I kemi theksuar disa herë se ballafaqohemi me një periudh krize e cila nuk është parë që nga përfundimi i luftës së dytë botërore, andaj konsiderojmë se pikerisht me inkoporimin e këtyre neneve në kuadër të ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe me zgjerimin e gjobave janë parashikuar konsumatorët do të jenë më të mbrojtur.”, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.