Bekteshi: RMV ka marrë një sërë masash për përballimin e krizës energjetike, sidomos për rastet sociale

“Maqedonia e Veriut ka marrë një sërë masash për përballimin e krizës energjetike, qofshin ato masa të përkohshme, të cilat synojnë të reduktojnë ndikimin negative, sidomos për rastet sociale të qytetarëve, masat për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet vendase, por edhe uljen e çmimit të energjisë elektrike për amvisërit”, kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Forumin Ekonomik të Tiranës.

Marketing

Ministri Bekteshi i cili foli në panelin me titull në panelin – Politika energjetike në Shqipëri; Arritja e pavarësisë energjetike dhe përballueshmërisë në mes të një krize ndërkombëtare energjetike, theksoi se për të stimuluar konsumatorët të kursejnë energji elektrike në kohë krize, janë bërë reforma në pjesën e tarifave për energji elektrike, duke vendosur bllok tarifa.

“Kemi bërë reforma në fushën e tarifave të energjisë elektrike, duke vendosur bllok tarifa për të stimuluar konsumatorët të kursejnë energjinë elektrike, veçanërisht në kohë krize”, deklaroi ministri Bekteshi.

Ministri shtoi se Maqedonia e Veriut ka filluar një proces për lehtësimin e procedurave për investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë, përfshirë energjinë e erës dhe diellit.

“Maqedonia e Veriut ka filluar t’i lehtësojë procedurat sa u përket investimeve në burime të ripërtritshme të energjisë, duke përfshirë ato me erë dhe ato diellore, prandaj kemi dhënë mundësi shtesë për çdo amvisëri që të kenë mundësi të bëjnë investime vetanake, duke prezantuar modelin më të ri, që kryesisht përdoret në shumicën e shteteve evropiane, si obligim i furnizuesit universal që prodhimin e tepërt nga nevoja e çdo amvisërie të mund ta shesin në treg me të njëjtin çmim të cilët ato e blejnë nga furnizuesi universal. Kompanit mikro dhe të vogla do të kenë mundësi që të instalojnë deri në 40 kw po me të njëjtin model”, deklaroi ministri Bekteshi.

Me masat e lehtësuara, siç shtoi ministri Bekteshi do të rritet kapaciteti instalues i energjisë elektrike nga dielli, edhe atë vetëm nga ana e amvisërive dhe kompanive mikro dhe të vogla në dy vitet e ardhshme rreth 150 deri në 189 megavat, duke mos i marrë parasysh investimet të cilat janë në rrjedh e sipër në Maqedoninë e Veriut prej 140 megavat dhe nga ana e investiroëve privat në qendra fotovoltaike.

Ndër të tjera, ministri Bekteshi potencoi se subvencionet dhe ndihma duhet të jetë e targetuar, duke shtuar se duhet të ndihmohen kategoritë sociale apo amvisërit, familjet, që me të vërtet kanë nevojë.

“Nevoja e subvencioneve dhe ndihmës duhet të jetë e targetuar, duke marrë parasysh që duhet të ndihmohen kategoritë sociale apo ato amvisëri, familje, që me të vërtet kanë nevojë dhe nuk mund ta përballojnë investimin fillestar me mjete vetanake por njëkohësisht edhe në stimulimin apo iniciativën e linjave kreditore të cilat ne si Maqedoni e Veriut e implementojmë nëpërmjet Bankës për Zhvillim e cila është në kuadër të Ministrisë së Financave në RMV”, shtoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.