Bekteshi: RMV përmes vlerave të MO-së u shndërrua në shtet me politikë që promovon barazinë dhe integrimin

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot ka marrë pjesë në panel-diskutimin me temë “Pas dy dekadave, a është Marrëveshja e Ohrit kornizë e ngushtë për një shoqëri plotësisht të hapur”
Bekteshi ka theksuar se, a është Marrëveshvja e Ohrit një kornizë për një shoqëri plotësisht të hapur e të barabartë, duhet vetëm të bëjmë vetëm një dallim të vogël me situatën e para 20-viteve.

Marketing

Ai ka vlerësuar se kjo Marrëveshje, duke qenë të gjithë dëshmitarë të ndryshimeve pozitive në vend, e ka ndryshuar konceptualisht Maqedoninë e Veriut, respektivisht qasjen e shtetit ndaj grupeve të ndryshme etnike në vend.

Nga një shtet ku dominonte politika diskriminuese, Maqedonia e Veriut përmes vlerave që solli Marrëveshja e Ohrit, u shndërrua në shtet me politikë që promovon barazinë dhe integrimin duke respektuar karakteristikat kulturore të bashkësive të tjera etnike.

Andaj, arritja e Marrëveshjes së Ohrit, pa vullnetin e mire, guximin, vizionin dhe lidershipin e fuqishëm të disa individëve, respektivisht faktorëve të asaj kohe, do të ishte e pamundur.

Respekt për të gjithë ata që morën këtë hap dhe i dhanë fund luftës në vend. – ka shkruar ministri Bekteshi!