Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se sipas gjitha gjasave rritja e çmimeve të produkteve bazë të ushqimit do të parandalohet me vendosjen e marzheve në import të produkteve me shumicë dhe pakicë, përcjell TV21. Bekteshi theksoi se masa aktuale për ngrirjen e çmimeve do të vlejë deri në fund të muajit.
“Këtë javë dhe javën tjetër do të kemi takime direkte me të gjitha palët e përfshira, posaçërisht prodhuesit dhe tregtarët me produktet ushqimore, ata produkte që janë theksuar në vendimin për ngrirje, që të gjejmë mënyrë që mos të rriten çmimet, me shumë gjasë do të shkohet me definimin e marzhave të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë”, tha mes tjerash Bekteshi.