Bekteshi: Rruga e reformave në Maqedoni do të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë

“Marrëdhëniet dypalëshe 25-vjeçare ndërmjet Gjermanisë dhe Republikës së Maqedonisë janë udhërrëfyes se si ndërtohen ura të fuqishme mes dy vendeve si në politikë ashtu edhe në ekonomi,se si lidhen dy popuj mes vete, se si mirëmbahet miqësa dhe lidhjet ekonomike.

Marketing

Me mbështetjen që e marrim nga Gjermania në përpjekjet tona për zbatimin e reformave për t’u bashkuar me BE-në, në harmonizim me agjendën evropiane, Gjermania edhe njëherë ka dëshmuar se padyshim është forcë lëvizëse e bashkimit evropian, duke mbetur mike e jona dhe partner për të realizuar qëllimin tonë të shtruarr , tha ministri I ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij si pjesmarrës në panel diskutimin me titull :Tregëtia dhe ekonomia-mundësitë dhe sfidat“ në kuadër të forumit të dytë të biznesit maqedono-gjerman me temë “Ndërtojmë ura –politika dhe ekonomija” në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer dhe Institutit për hulumtime të përgjithshme –MK91.

Duke vënë theksin në bashkëpunimin ekonomik ministri Bekteshi tha se në 10 vitet e fundit, Gjermania është renditur e para nga vendet me të cilat Maqedonia ka realizuar shkëmbim më të lartë tregtarë me botën, duke ilustruar këtë me informacionin se vetëm në vitin 2017 ajo ka arritur vlerën prej 3 miliard euro, ndërsa në gjysmëvitin e pare të këtij viti shënon rritje prej 12.8%, ku eksportet janë rritur për 12.5% ndërsa importet me 13.7%.

“Shkëmbimi i lartë tregtarë është rezultat i investimeve të rëndësishme që ka bërë ky vend tek ne kështuqë në vitin 2017, vlera e përgjithshme kumulative e Investimeve të Huaja direkte nga Gjermania arritën në 273 milionë euro dhe vetëm në vitin 2017 janë realizuar 47.6 milionë euro investime gjegjësisht 26.2% investim i përgjithshëm, ndërsa në 6 muajt e parë të këtij viti fluksi i këtij vendi arrin në 19.7 milionë euro, përkatësisht 16.5% nga fluksit i përgjithshëm I investimeve të huaja direkte tek ne. Në zonat janë regjistruar rreth 10 investime të mëdha gjermane të cilat planifikojnë investime prej rreth 130 milionë euro, kemi dy investime brownfield kapitali I cilave pritet të shkojë deri në 80 milion euro dhe mbi 2.000 punësime ,ndërsa jashtë zonave kapitali gjerman është pjesë e 200 kompanive me mbi 20.000 të punësuar “ theksoi Bekteshi.

Kreu i delegacionit të ekonomisë gjermane në Republikën e Maqedonisë, Patrick Martens, theksoi se për biznesin gjëja më e rëndësishme është të jesh i lirë nga politika. “Është e rëndësishme që ata të kenë stabilitet në planifikimin dhe sigurinë ligjore me një gjyqësor të pavarur.

Këto janë parime të rëndësishme kudo në botë për investitorët vendas dhe ata të huaj. Zhvillimi i aktiviteteve investuese nga Gjermania në Maqedoni pres të vazhdojnë edhe mëtutje,por duhet të punohet në mënyrë paralele edhe në disponimin e fuqisë punëtore këtu, sepse kompanitë gjermane janë kryesisht teknike dhe kërkohet ekip profesional pikërisht të asaj fushe “,nënvizoi Martens.

Në këtë panel diskutimi fjalim mbajti edhe Nikica Mojsoska Blazevski nga Kolegji Universitar Amerikan – Shkup,sipas së cilës rritja e ekonomisë në Gjermani në masë të madhe ka ndikuar edhe në rritjen ekonomike në vend .”Në vitet e fundit vërehet një ndryshim në strukturën e ekonomisë së vendit, si nga aspekti i tregut të punës, në aspektin e dominimit të profesioneve teknologjike si përgjigje ndaj nevojave të tregut,ashtu edhe nga aspekti i rritjes së eksporteve”, u shpreh Mojsoska-Blazevski.

Drejtori i përgjithshëm i “Arilemetal”, Trajan Angeloski beson se kërkesa për produktet maqedonase në tregun zgjedhës gjerman është sukses për ekonominë tonë të vogël,ndërsa aplikimi i përvojave nga modeli gjerman i funkcionimit do të kontribuonte në rritjen edhe më të shpejtë ekonomike të vendit tonë.

Në emër të kompanisë “Kostal” – Maqedoni,e cila tashmë 2 vjet punon tek ne, foli menaxheri Viktor Mizo. Duke vënë në dukje se bëhet fjalë për kompani familjare me një traditë 106-vjeçare dhe 20,000 punonjës, Mizo theksoi faktin se rreth 80% e tyre punojnë jashtë Gjermanisë, gjë që tregon se globalizimi dhe diversifikimi janë tipare për këtë lloj kompanie, ndërsa zhvillimi ekonomik i një vendi duhet të konceptohet në aktivitetet teknike, sepse industria dhe prodhimi janë mënyra kryesore e progresit ekonomik.
Në pjesën e parë politike të forumit, fjalime mbajtën edhe përfaqësuesi i Bundestagut gjerman Thorsten Fraj, si dhe përfaqësuesi zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer, Johannes Rai.

Fraj tha se është e rëndësishme që Maqedonia të shkojë në rrugën drejt integrimit euro-atlantik, në mënyrë që të hapë perspektiva për njerëzit, sidomos për të rinjtë në Maqedoni të cilët duhet të shohin të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre në vendin e lindjes , dhe për tu arritur kjo është e nevojshme shtet i drejtë, medium dhe shprehje të lire, sistem të fortë arsimor dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Sipas Johannes Rai, për të parandaluar largimin e talentëve nga Maqedonia, është e nevojshme të ndërtohet sistem funksional politik dhe institucione që do të funksionojnë pa pengesa.

Marketing