Bekteshi: Të gjithë tregtarët në vendet turistike do të punojnë të dielave dhe festave, punëtorët do të marrin mëditje 100%

Ministria e Ekonomisë tashmë i ka propozuar Kuvendit ndryshime në Ligjin për tregti, me të cilat lejohet puna të dielave dhe festave të të gjithë shitësve me pakicë dhe shumicë në vendet turistike, të përcaktuara me Ligjin për turizëm, tha ministri i ekonomisë gjatë vizitës së sotme në rajonin e Ohrit dhe Strugës.

Marketing

Ministri Bekteshi gjatë vizitës në Çarshinë e Ohrit, ku u takua me biznesmenë tha se ndryshimet ligjore tashmë janë në procedurë parlamentare dhe varësisht nga puna e Kuvendit pret që këto ndryshime ligjore të votohen për dy javë dhe të hyjnë në fuqi me fillimi i sezonit turistik.

“Ndryshimet në Ligjin për Tregti në pjesën e “ditë e diel jo pune” janë në procedurë parlamentare, ato u japin mundësi të gjithë tregtarëve në vendet turistike që të mund të punojnë të dielave dhe festave gjatë gjithë vitit. Këto ndryshime do të nxisin edhe më tej aktivitetin ekonomik në vend, veçanërisht në vendet turistike”, tha ministri Bekteshi dhe theksoi se ndryshimet u miratuan përmes një dialogu të përbashkët në një proces gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët dhe punëtorët në dyqanet që do të punojnë të dielave do të ketë mëditje më të larta për 100 për qind, ndërsa pjesa tjetër në aktivitetet e përcaktuara në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës do të marrin mëditje më të larta për 50%.

“Duke marrë parasysh të dhënat që i kemi nga Enti Shtetëror i Statistikës për rritjen e numrit të turistëve në tremujorin e parë, si dhe pritjet për numrin e turistëve në përputhje me rezervimet tashmë të bëra për turistët e huaj që do të vizitojnë Maqedoninë e Veriut këtë sezon veror,
veçanërisht Ohrin dhe Strugën, presim që këto ndryshime ligjore të kontribuojnë për një sezon edhe më të suksesshëm. Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria do të vazhdojnë të krijojnë masa për
nxitjen e turizmit vendor në mënyrë që të rritet numri i turistëve vendor dhe të huaj në vend”, tha Bekteshi.