Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se nga korriku do të vendoset model i ri tarifor për llogaritjen e shpenzimit të energjisë elektrike. Bekteshi tha se ekzekutivi është në përgatitje të zgjidhjes ligjore.
“Për mua është jologjike dhe e pakuptimtë që 20 shfrytëzues të energjisë elektrike, 20 amvisëri në shtetin tonë në mënyrë joadekuate të harxhojnë 10% të shpenzimve ditore të energjisë elektrike dhe për këtë do të vendosen bllok tarifa nga 1 korriku”, tha mes tjerash Bekteshi.
Bekteshi theksoi se çmimi i energjisë elektrike nuk do të jetë i njëjt për të gjithë, respektivisht shfrytëzuesit do të kenë çmime të ndryshme, në bazë të asaj se sa rrymë elektrike harxhojnë.
“Ata familje të pasura, ata amvisëri të pasura që do të harxhojnë më shumë energji elektrike, do të paguajnë më tepër. Kategoritë në rrezik social të qytetarëve do të paguajnë edhe më pak nga çmimet aktuale të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Bekteshi.