Bekteshi: Të punojmë për të fuqizuar ndikimin e gruas në shoqëri dhe përfaqësimin e drejtë në insitucionet më të larta shtetërore

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin! Bekteshi ka vlerësuar lartë mundin dhe sakrificën e grave në luftën për të drejtat e tyre. Ai, ka theksuar se së bashku duhet të punojmë për të fuqizuar ndikimin e gruas në shoqëri dhe përfaqësimin e drejtë të tyre në insitucionet më të larta shtetërore dhe më gjerë. “Gratë me shumë përpjekje, mund dhe sakrificë kanë luftuar për ti fituar të drejtat e tyre! Sot, ne së bashku duhet të punojmë për të fuqizuar ndikimin e gruas në shoqëri dhe përfaqësimin e drejtë të tyre në insitucionet më të larta shtetërore dhe më gjerë. Ndryshe, në ministrinë e Ekonomisë mbi 55% e të punësuarve janë gra. Gëzuar edhe për shumë vite 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas” – ka shkruar Kreshnik Bekteshi!

Marketing
Marketing