Bekteshi: TVSH-ja e energjisë elektrike këtë vit mbetet 5% nëse çmimet në bursë mbeten të larta

Nëse çmimi i rrymës në bursa mbetet i lartë, TVSH-ja e energjisë elektrike nuk do të rritet në 10 për qind, por do të mbetet 5 për qind, është shprehur në emisionin “Magazina Ekonomike” ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, shkruan Alsat.

Marketing

“Nëse në periudhën e ardhshme çmimet në bursa, veçanërisht në ‘Hupeks’, që është bursë hungareze ku jemi të lidhur me përcaktimin e çmimeve në tregun e lirë. Nëse janë këto çmime, sigurisht që do të mbetet në 5%,” është shprehur Bekteshi./ Alsat.mk

Marketing