Bekteshi vizitoi Auto kampin “Livadishta” në Strugë: Me investime dhe masa për të mbështetur turizmin presim rritje të numrit të turistëve vendas dhe të huaj këtë sezon

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, drejtorin e Agjencisë së Turizmit Ljupço Janevski, drejtorin e ELEM Tours, Adem Avziu sot vizituan Auto kampin “Livadishta” në Radozhdë – Strugë.
Në periudhën e kaluar, janë bërë investime në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve për turistët në këtë auto kamp.

Marketing

“Për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, për Ministrinë e Ekonomisë e cila është përgjegjëse për fushën e turizmit, lokacione të tilla janë shumë të rëndësishme që të zhvillohen në mënyrë që të jenë në gjendje të tërheqin më shumë turistë, jo vetëm turistë vendas, por edhe të huaj. Prandaj, ne tashmë jemi duke krijuar dhe dizajnuar masa të caktuara, jemi duke miratuar programe të caktuara, por natyrisht po përgatisim edhe studime në mënyrë që të zhvillojmë vende kaq të rëndësishme turistike në një mënyrë të qëndrueshme “, deklaroi Ministri Bekteshi.

ELEM TURS, siç tha Bekteshi, tashmë po investon në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve në Auto kampin “Livadishta”, që do të thotë një numër më i madh i turistëve dhe do të ndikojë në zhvillimin ekonomik lokal të komunës së Strugës dhe rajonit.

Është shumë mirë të përmendim faktin se fluturimet carter janë rezervuar tashmë nga operatorët turistikë, ne presim që gjatë verës të kemi turistë të cilët me siguri do të tejkalojnë numrin nga viti paraprak, por pse të mos kthehemi tek numrat që kemi pasur para pandemisë. Kështu që Qeveria, Ministria e Ekonomisë, Agjencia dhe të gjitha institucionet e tjera janë mëse të përkushtuara në përmirësimin e kushteve për turistët vendas dhe të huaj.

Drejtori i “ELEM TURS”, Adem Avziu tha se me mbështetjen e shtetit dhe institucioneve kompetente, janë bërë të gjitha aktivitetet e nevojshme në Auto kampin “Livadishta” për fillimin e sezonit veror për të mirëpritur turistët nga vendi dhe rajoni.
“Ne kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të përmirësuar kushtet e këtij kampi në drejtim të rinovimit të tualeteve publike, në aspektin e ruajtjes së gjelbërimit në këtë auto kamp, ne po krijojmë kushte të reja për turistët që do të përdorin këto kapacitete në plazhin tonë në auto kampin, në një nga plazhet më të bukura në Strugë. Ne nuk do të ndalemi këtu me objektet tona. Me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë që e kemi gjatë gjithë kohës, do të përpiqemi të tërheqim sa më shumë turistë në kapacitetet që kemi në dispozicion si ELEM TURS. Nga sot, të gjithë turistët mund të përdorin kapacitete tona dhe të jenë të pranishëm këtu,” tha Avziu.

Turi në Auto kampin është një shenjë e fillimit zyrtar të sezonit, i cili për shkak të pandemisë këtë vit fillon më vonë se zakonisht, prezantim i përmbajtjes së rinovuar në kamp dhe përpjekjet për të rivendosur shkëlqimin e Auto kampit ” Livadishta “, si dhe interesi në rritje për këtë lloj turizmi në vend.