Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski sot promovuan linjën falas për denoncimin e parregullsive në Inspektoratin e Tregut.
Në këtë linjë falas me numrin 191 do të mund të denoncohen të gjitha parregullsitë për mosrespektimin e masave të Qeverisë për mbrojtje nga virusi Korona.
Parregullsitë mund të raportohen në këtë linjë të numrit-191 për mosrespektim të rekomandimeve të Qeverisë për mbrojtje nga koronavirusi.
Ministri Bekteshi informoi se Qeveria mori vendimin në fillim të kësaj jave për të ngrirë çmimet e mallrave bazë siç janë buka, kripa, vaji, qumështi dhe produktet e qumështit, vezët, mielli, mishi, makaronat, por edhe ilaçet dhe dezinfektuesit. Për tu mbrojtur dhe për të parandaluar përhapjen e virusit Korona, u mor edhe vendimi që të mbyllen të gjitha restorantet, kafenetë dhe baret ku mblidhen njerëzit.
„ Inspektorati i Tregut është në terten dhe kontrollon se cilat institucione hotelieri janë të mbyllura, konkretisht cilat institucione hotelieri nuk respektojnë vendimet e Qeverisë. Gjithashtu janë shpeshtuar edhe kontrollet nëpër supermarkete mbi çmimet e produkteve ushqimore bazë dhe dezinfektuesve. Jemi të vetëdijshëm për panikun e madh që është shkaktuar tek qytetarët që vendosën të blinin në mënyrë masivike dhe jo të arsyeshme.Për të mbështetur inspektorët që punojnë në teren edhe nga 18 orë në ditë në interes të mbrojtjes së sigurisë dhe shëndetit të qytetarëve së bashku me Inspektoratin e Tregut kemi hapur një linjë telefonike falas me numrin 191 ku të gjithë qytetarët do të mund të denoncojnë shkeljet e vendimeve të marra, pra në rast se ka kafene dhe restorante që punojnë ose nëse hasin në rritje të çmimeve nëpër supermarkete në dy javët e fundit, do të mund të raportojnë menjëherë, dhe Inspektorati i Tregut do të veprojë në teren, ” deklaroi Ministri Bekteshi.
Ai theksoi se në këtë linjë telefonike pa pagesë të gjithë qytetarët do të munden që të denoncojnë parregullsi që nga dita e hënë, pas së cilës menjëherë do të kthehen çmimet e produkteve bazë që ishin më 11 mars.
“Dua të paralajmëroj të gjithë qytetarët, hotelierët dhe tregtarët të cilët nuk do të zbatojnë rekomandimet e Qeverisë që do të dënohen me gjobë prej 5000 eurosh dhe në përputhje me nenet 205 dhe 206 të Kodit Penal,mund të marrin dënim edhe deri në një vit burg.
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe biznesmenëve që në këtë situatë të jenë të arsyeshëm. Në kohë krize, të jemi solidar, të jemi të përgjegjshshëm, të mos mendojmë për fitime. I nxis qytetarët të raportojnë çdo lloj mosrespektimi të vendimeve të Qeverisë, “tha Bekteshi.
Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski deklaroi se sipas neneve 29 dhe 30 të Ligjit për Tregti, të gjitha subjektet tregtare janë të detyruara të kenë një numër telefonik të Inspektoratit Shtetëror të Tregut në qytetin në të cilin janë të vendosur.
Por për momentin, siç theksoi drejtori, Inspektorati po përballet me mungesë të inspektorëve që do t’i përgjigjen thirrjeve të qytetarëve, sepse të gjithë ndodhen në teren.
„Nga e hëna, numri 191 do të jetë në dispozicion në nivel shtetëror. Në këtë numër do të mund të lajmërohen të gjithë që do të konstatojnë parregullsi lidhur me qasjen e Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Ajo që po përpiqem t’u deklaroj të gjithë tregtarëve është që etiketat që inspektorët do të vendosin në ditët në vijim duhet të shfaqen në një vend të qartë, ”tha Paunovski.
Drejtori i Inspektoratit të Tregut informoi se afishet me numrin ku qytetarët mund të lajmërohen për të denoncuar parregullsi do të dorëzohen në të gjitha pompat e benzinës në të gjithë vendin, edhe objketet hotelierike që nuk janë duke punuar për momentin kanë detyri ligjore që t’i vendosin afishet në vend të qartë në objket deri në përfundim të situatës së krizës në vend, dhe do të mund ti marrin falas nga zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në të gjithë vendin.