Bela dorëzoi në Prokurori skandalin në Klinikën e Gjinekologjisë: Drejtoresha ka filluar të kërcënojë punëtorët shqiptarë (VIDEO)

Drejtori ekonomik i Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri, Valon Bela ka dorëzuar në Prokurori denoncimin për keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga drejtoresha e Klinikës Viktoria Ivanovska, shkruan gazeta Lajm.

Marketing

“Ashtu siç paralajmërova dje, unë sot kam dorëzuar në Prokurorinë Publike denoncimin tim për kryerjen e veprës penale keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e drejtoreshës Viktoria Ivanovska. Më duhet t’i njoftoj edhe qytetarët edhe institucionet se ajo nga dita e sotme ka filluar t’i kërcënojë punëtorët, sidomos ata shqiptarë”, tha mes tjerash Bela. Në videon më poshtë mund të ndiqni deklaratën e plotë të Belës.

Marketing