Bela dorëzon katër kallëzime penale kudër Jovanovskës

Në Prokurorinë e Shkupit, ish drejtori ekonomik i Klinikës për Gjinekologji ka dorëzuar katër kallëzime penale lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga ana e drejtoreshës mjekësore, Viktorija Jovanovska.

Marketing

Ai ka ka thënë se shpreson që prokuroria të merret seriozisht me këto çështje ngase sipas tij përmbajnë shkelje të ligjeve në Maqedoninë e Veriut.

“Bëhet fjalë për autorizime të paligjshme, ku mua si drejtor ekonomik më është pamundësuar shkarkimi i sektorëve dhe reparteve nga ana e drejtoreshës mjekësore Viktoria Jovanovska, sepse atje çdo dokument duhet të përmbajë dy nënshkrime”, tha për mediat Valon Bela, pasi doli nga Prokuroria.

Ai u shpreh i bindur se Klinika është e përfshirë në krime.
“Gjithsesi! Unë kërkoj nga çdo institucion të hetojë dhe ju njoftoj se të gjitha dokumentet e mia do t’u dorëzohen edhe ambasadave të huaja” është shprehur Bela.