Belgjika pranon të mbyllë reaktorët e vjetër bërthamorë

Qeveria belge ka arritur një marrëveshje në mbylljen e shtatë reaktorëve bërthamorë të vjetëruar, deri në vitin 2025.

Marketing

Reaktorët, të vendosur në dy termocentrale në Doel dhe Tihange, kanë qenë prej kohësh të diskutueshëm. Ato janë mbyllur vazhdimisht për kontrolle sigurie dhe kanë ngjallur frikë në vendet fqinje.

Një kompromis u arrit pas vitesh debati dhe bisedimesh, shkruan BBC.

Plani në parim u konfirmua në një konferencë për shtyp të enjten.

Mbyllja do të fillojë në vitin 2022 me qëllim që të dy impiantet të çmontohen dhe të prishen në mënyrë të sigurt deri në vitin 2045, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Tensionet u ndezën në vitin 2015, kur planet për të përdorur reaktorët përtej jetës së tyre 40-vjeçare të projektimit u përballën me ankesa që vinin nga qytetet përtej kufijve aty pranë.

Qyteti gjerman i Aachen madje filloi t’u ofronte banorëve tableta jodi në vitin 2017, për shkak të frikës së sigurisë për reaktorët në Tihang pas mbylljeve për çarje dhe rrjedhje uji.

Debati se si të trajtohet çështja bërthamore është zvarritur për vite me rradhë me ndarje të mprehta midis palëve në qeveri, të cilat kishin caktuar 2021 si afatin përfundimtar për zgjidhjen e çështjes.

Marrëveshja kryesore shpreson të shohë të ndërtohen dy termocentrale me gaz për të kompensuar mungesën e energjisë. Qeveria thotë se plani do të rishikohet në mars për çështjet e mundshme të lejeve.

Kryeministri Alexander De Croo tha se ishte e mundur që reaktorët më të rinj të ndërtuar në lokacione mund të zgjeroheshin si një rrjet sigurie, por shtoi se kjo ishte “shumë e pamundur”.

Vendi nuk do t’i kthejë plotësisht shpinën teknologjisë bërthamore si pjesë e marrëveshjes së kompromisit, me 100 milionë euro për t’u investuar në kërkime, përfshirë impiantet më të vogla, modulare të energjisë bërthamore.