Numri i njerëzve të pranuar në spitalet e Belgjikës, ka rënë në nivelin më të ulët brenda një muaji, duke bërë që autoritetet shëndetësore të vlerësojnë, se kriza e koronavirusit e ka kaluar kulmin e saj.
Të dielën në spitale janë pranuar 232 njerëz, shifër kjo më i ulët, që nga 19 marsi.
“Ne po shkojmë drejt asaj që quhet de-izolim”, ka thënë Emmanuel Andre, zëdhënës i Këshillit kundër COVID-19.
Belgjika, ka pasur një nga nivelet më të larta të rasteve të konfirmuara të COVID-19 dhe vdekjeve në Evropë.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 5.828.
Autoritetet kanë njoftuar se numri i të infektuarve ka shkuar në 39,983.