Bella shfaq stilin e ri të flokëve duke pozuar me barkun e tonifikuar

9:05 | 16 Prill 2021

Foto: Instagram

Marketing

Bella ka mahnitur me paraqitjen e fundit.

Modelja e njohur botërore Bella Hadid di si të tërheq vëmendjen e të gjithëve në mënyra të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Ajo cilësohet si njëra ndër modelet më seksi me trupin më të dëshiruar në botën e modelimit.

Në postimin e fundit në Instagram, bukuroshja brune është parë duke pozuar para kamerës me lëvizje atraktive.

Në sy binin më së shumti dy gjëra, stili i ri i flokëve dhe veshja jo e zakonshme të cilat i theksonin bukurinë modeles.

Fotografia e postuar morri shumë komplimente dhe pëlqime të ndryshme si nga fansat e modeles po ashtu edhe nga shumë kolegë të ndryshëm./Lajmi.net/