Sanna Marin mori udhëheqjen e Qeverisë së Finlandës, duke u bërë kryeministrja më e re në botë.
Marin, 34 vjeçe, u betua të martën para Parlamentit finlandez.
Deri më tash, ajo ka qenë ministre e Transportit, ndërsa paraprakisht ka shërbyer edhe si deputete dhe zëvendëskryeministre.
Marin pason Antti Rinnen, i cili, javën e kaluar, dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi humbi besimin e një partneri të koalicionit.
Marin do të udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë midis Partisë së saj Social-Demokrate dhe katër partive të tjera, të gjitha të kryesuara nga gra.
Kryeministri i dytë më i ri në botë është ai i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk, 35 vjeç.