Bën nënën për spital, arrestohet 51 vjeçari

Policia e Gramshit vuri në pranga një 51-vjeçar, i akuzuar për dhunë në familje.

Marketing

Vait Muça akuzohet se ka dhunuar sistematikisht nënën e tij.

“Shtetasi i lartpërmendur në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme duke e goditur me sende të forta në kokë nënën e tij shtetasen H.M.76 vjeçe”.

E moshuara është transportuar në spitalin e Gramshit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në Familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Marketing