Vesna Bendevska nga Komisioni për Mbrojtjen dhe Parandalimin e Diskriminimit për “Telma” theksoi se KSHP Manastir është duke zhvilluar procedurë para hetimore për përhapjen
Vesna Bendevska nga Komisioni për Mbrojtjen dhe Parandalimin e Diskriminimit për “Telma” theksoi se KSHP Manastir është duke zhvilluar procedurë para hetimore për përhapjen e gjuhës së urrejtjes nga klubi bullgar “Vanço Mihajllov” përmes rrjeteve të tyre sociale.
“Ministria e Drejtësisë duhej të merrte masa paraprake. Projekti pilot për përdorimin e emrit Vanço Mihajllov në Regjistrin Qendror i mundësoi një shoqate tjetër në Ohër të përdorë emrin “Car Boris i Tretë”. Nuk po flas nga pikëpamja politike, por vetëm nga pikëpamja e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Meqë ra fjala, dua t’ju njoftoj se lidhur me përmbajtjet kontestuese të publikuara në rrjetet sociale të shoqatës Vanço Mihajllov, e kemi njoftuar Prokurorinë Themelore Publike Manastir, sepse disa nga përmbajtjet mund të jenë gjuhë e hapur urrejtjeje, e cila është e ndaluar sipas Kodit Penal.
Nga Prokuroria na informuan se tashmë është hapur procedurë parahetimore”, tha Bendevska.