Benfica gjunjëzon Barcelonën

Barcelona ka pësuar humbje poshtëruese në udhëtim tek Benfica me rezultat të thellë, 3-0.

Darëin Nunez e hapi ndeshjen në minutën e 4, për rezultatin e pjesës së parë, ndërsa në minutën e 69 Rafa Silva e dyfishoi epërsinë e portugezve. Ndërsa 10 minuta më vonë Nunez shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij, për t’i dhënë goditjen e fundit Barcës.

Katalunasit pas dy ndeshjeve në grupin E nuk kanë asnjë pikë.

Marketing