Bënin zhurmë në gara ilegale, Policia konfiskoi 10 vetura në Shkup

Policia njoftoi se ka konfiskuar dhjetë automjete për shkak të zhurmës së madhe dhe për shkak të garave ilegale në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” në Shkup.

Siç informon MPB-ja, sot në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” zhvillohen të ashtuquajtura gara të egra me automjete duke, shkaktuar zhurmë.

“Pas raportimit nga Sektori për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup janë ndërmarrë masa dhe aktivitete ku të njëjtët janë ndalur dhe përkohësisht janë konfiskuar 10 automjete të udhëtarëve për shkak të dyshimit për parregullsi teknike të automjeteve. Ata do të dërgohen në stacionin e kontrollit teknik ku nga persona ekspertë do të konstatohet nëse automjetet janë teknikisht në gjendje të rregullt dhe nëse plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në komunikacion”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

 

Marketing