Karim Benzema është kurorëzuar me titullin golashënuesi më i mirë në ligën spanjolle.
Benzema këtë stinor kishte një formë fenomenale. Ai tregoi një rol vendimtar në pothuajse të gjitha ndeshjet e këtij sezoni te Real Madrid.
Sulmuesi madrilen merr trofeun Pichichi për herë të parë në karrierën e tij, pasi shënoi 27 gola këtë sezon.
Francezi kryeson listën përpara Iago Aspas (18 gola), Vini Jr. (17) dhe Raul De Tomás (17), transmeton lajmi.net.
Këtë sezon, Benzema ka shijuar periudhën e tij më të mirë që nga transferimi drejt ‘Santiago Bernabeu’, duke shënuar 44 gola në të gjitha garat dhe ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve me 15 sosh.
34 vjeçari u bë golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave të Real Madridit, duke barazuar me Raul me 323.