Benzema nderohet nga Perez pasi arrin 200 gola në La Liga

Karim Benzema po vazhdon formën e tij spektakolare në këtë start të edicionit të ri të La Ligas.

Marketing

Francezi me një “dygolësh” të radhës mbrëmë ndaj Mallorcas arriti në shifrën e 200 golave me Real Madridin në La Liga, duke u bërë vetëm lojtari i 10-të që e arrin këtë shifër në histori të kompeticionit.

33-vjeçari e ka arritur këtë shifër në 389 paraqitje të zhvilluara me klubin madrilen.

Në total, Benzema ka 287 gola në të gjitha garat me Real Madridin, në 566 paraqitje, dhe është katër gola larg për tu bërë golashënuesi i katërt më i mirë në histori të klubit.