Benzema show, Chelsea pranë eliminimit

Real Madrid ka shënuar fitore në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League.

Ishte francezi Karim Benzema që dhuroi spektakël me tri gola ndaj bluve.

Fillimisht realizoi me kokë, pas një harkimi të Vinicius.

Nuk vonoi shumë dhe po i njëjti lojtar, sërish me kokë, dërgoi topin pas shpatullave të Mendy për 2-0.

E tëra çka mund të bëjë Chelsea ishte goli i nderit, i realizuar nga Mason Mount për 1-2 pak para pushimit në mes të pjesëve.

Kështu u mbyll pjesa e parë e cila do t’ia linte hapësirën të dytës që do të fillonte menjëherë me “zjarr”.

Një degazhim i topit pa adresë nga mbrojtja madriliene do të mbërrinte te Mendy i cili ia “falë” topin Benzemas për 1-3, që njëkohësisht ishte rezultati përfundimtar.

Marketing