Një makinë e tipit Mercedes Benz me targa të Zvicrës është përfshirë nga flakët në autostradën Kumanovë – Shkup. Nuk ka të lënduar, pasi që udhëtarët kanë dalur me shpejtësi. Bëhet fjalë për një familje mërgimtarësh që kishte ardhur për pushime dhe po udhëtonte drejt Shkupit, informon INA.
Pronari i makinës ka thënë se ka vërejtur tym që kishte filluar të dilte nga makina, dhe me shpejtësi është ndaluar, ndërsa pak sekonda më pas makina është përfshi tërësisht nga flakët. (INA)