Berisha: Çdo kthesë e Kosovës të mbulohet nga policia, s’duam lajme mortore

Vetëm sot nga aksidentet e komunikacionit, katër persona kanë vdekur në dy raste të ndryshme.

Marketing

Ndaj kësaj dukurie e cila kohëve të fundit ka marr dhjetëra jetë në Kosovë, ka reaguar avokati, Besnik Berisha, transmeton Indeksonline.

Ai në një postim në Facebook ka sugjeruar që për të ulur këtë numër, të vendosen policë në çdo rrugë të Kosovës.
Sipas tij, policia duhet të jetë gjithandej ditë e natë, pasi asgjë nuk është më e shtrenjtë se jeta.

Më poshtë postimi i Berishës pa ndërhyrje:
Kosovës i duhen një mijë polic trafiku. Ata duhet te vendosen në çdo rrugë, në çdo udhëkryq, në çdo rreth-rrotullim, pa dallim.

Duhet të mbulohet me polic çdo kthesë, e në veçanti ato që përbejnë rrezik për shkak të mundësisë së shembjeve anësore, apo mungesës së pamjes ballore.

Policia duhet të jetë gjithandej, natë e dite sepse asgjë s’eshte e shtrenjte se jeta.
Të investojmë më shume në sigurinë rrugore, nëse nuk duam të kemi lajme mortore.

Marketing