Etrit Berisha e ka humbur përkohësisht vendin e titullarit në kombëtaren shqiptare të futbollit por mbetet mes portierëve më në formë në serinë A.
Ndërhyrjet e gardianit të kuqezinjve janë vlerësuar nga Federata italiane e futbollit, dhe në vecanti për lojën e zhvilluar në muajin Shtator.
Etrit Berisha u bë protagonist në ndeshjen e së shtunës në Torino, që skuadra e tij Spal zhvilloi ndaj Juventus. Nëse nuk do të ishte për portierin nga Prishtina, golaverazhi do të kishte arritur në nivele të sikletshëm, për ekipin mik. të paktën 7 apo 8 gola të sigurt u evituan në portën e Spal, dhe për këtë Berisha është vlerësuar madje para Xhanluixhi Bufon.
Ky i fundit në fundin e sfidës së transmetuar në kanalet e Supersport, përgëzoi portierin shqiptar për lojë e zhvilluar në serinë A.