Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në emisionin Përballë në RTSH, ku ka folur në lidhje me temën e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës.
Sipas Berishës Bashkimi nuk bëhet me deklarata boshe, por duhet bërë veprime konkrete, si njohja e shtetësisë, hekurudhë etj.
“Do të bashkohesh? Ndërto hekurudhën. Do të bashkohesh? Njehëso dy shtetësinë. Do të bashkohesh: Duhet bërë hapa konkret. Hajde të bëjmë hapa të vazhdueshëm në këto drejtime dhe pastaj shohim. Bashkimi i shqiptarëve në një shtet është një gjë e domosdoshme, por duhet bërë në mirëkuptim më partnerët ndërkombëtar. Albanofobia ka qenë për fqinjët tanë doktrina më racist dhe më çnjerëzore. Ne nuk duhet të shkojmë drejt konflikteve, por drejt paqes”, ka qenë kjo deklarata e Berishës.
Sot paradite Berisha sulmoi Ramën për deklaratat në Pejë, për bashkim kombëtar nën ombrellën e BE.