Berisha paralajmëroi padi ndaj Blinken, vjen reagimi i parë nga Departamenti amerikan i Shtetit

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se “nuk janë në dijeni të ndonjë padie gjyqësore” në përgjigje të deklaratës së zotit Berisha për të ngritur padi ndaj Sekretarit Blinken për shpifje.

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi mbrëmjen e sotme ngritjen e një padie në Francë ndaj numrit një të diplomacisë amerikane pas vendimit të Departamentit të Shtetit për ta shpallur person non grata bashkë me familjen e tij.

Sipas Departamentit të Shtetit, në kapacitetet e tij si kryeministër në veçanti, Berisha “u përfshi në akte korruptive, të tilla si keqpërvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë.”

Marketing

Retorika e tij demonstron gatishmërinë e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë nga hetimet e pavarura dhe përpjekjet antikorrupsion, shton deklarata.

Marketing