Berisha për ndeshjen ndaj Islandës: Jemi gati të bëjmë një ndeshje të bukur

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha ka folur përpara ndeshjes ndaj Islandës.

Marketing

Shqipëria sot fillojnë kampanjën e tyre në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ata do të përballen me Islandën në ndeshjen e parë në këtë kompeticion me fillim nga ora 20:45.

E përpara kësaj ndeshje Berisha foli me optimizëm, duke thënë se janë përgatitur dhe se do të paraqiten me ndeshje të bukur ndaj tyre.

“Kemi pasur kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur për këtë ndeshje dhe besoj që jemi gati të bëjmë një ndeshje të bukur. Kemi treguar futboll të mirë edhe në ndeshjet e kaluara, përfshi këtu edhe miqësoren ndaj Spanjës. Edhe nesër duhet të bëjmë një ndeshje të zgjuar, pasi kundërshtari është mirë fizikisht. Megjithatë ne do të hyjmë në ndeshje për të fituar dhe për të shpresuar në një kualifikim në Europian”, ishin fjalët e portierit, përcjell lajmi.net.

Ai u pyet nëse janë favorit të grupit tashmë që Rusia është përjashtuar, por Berisha tha se kombëtarja shqiptare ishte një kandidatë për të fituar grupin edhe kur ishin rusët në garë.

“Unë mendoj se edhe me Rusinë, ishim kandidatë për të fituar grupin. Tani është e njëjta gjë dhe ne duhet jo vetëm të fitojmë grupin, por edhe të sigurojmë kualifikimin në Europian. Çdo gjë tjetër do të jetë një dështim, pasi i kemi të gjithë mundësitë të luajmë një tjetër Evropian”, përfundoi ai.

Shqipëria do të luajë në udhëtim te Islanda sot, me fillim nga ora 20:45.