Berisha: Të mbyllen urgjentisht shkollat, janë vatër infektimi

 Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje qeverisë që të mbylli urgjentisht shkollat. Sipas Berishës, shkollat janë vatër infektimi dhe me mbylljen e tyre mund të frenohet përhapja e virusit Covid.

Ndër të tjera Berisha shkruan se, nga momenti i hapjes së shkollave deri më sot, numri i infektimeve është rritur me 500%.

Marketing

“Nga 15 shtatori gjer sot numri i rasteve të infektuara çdo ditë është rritur me 500%.”, shkruan ish-kreu i PD.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit

“Edhe njëherë, mbyllja e shkollave është urgjencë për frenimin e pandemisë!

Ato janë sot bomba biologjike të përhapjes së pandemisë. Nga 15 shtatori gjer sot numri i rasteve të infektuara çdo ditë është rritur me 500%. Vetëm dje u shpallen 17 vdekje spitalore nga Covid-19.

Miq, dje në Shqipëri me një testim më pak se 1:3 pati 795 të infektuar nga Covid-19 ose 5 herë më shumë raste se sa me dt 15 shtator. Po kështu pati dhe 17 vdekje apo mbi 50% të të gjitha vdekjeve të tre muajve të parë të pandemisë. Këto të dhëna dëshmojnë se situata e pandemisë në Shqipëri është jashtë çdo kontrolli dhe po rrok listën me shpejtësi. Duhet mbajtur parasysh se me një testim normal numri i rasteve të infektuara dje do të ishte 2500-3000, dhe po të mos fshiheshin vdekjet spitalore, numri i të sëmurëve të vdekur dje nga Covid në spitalet Covid dhe ato teë rretheve është rreth 36-40, pa llogaritur këtu vdekjet e shumta jo spitalore nga Covid-19 në të katër anët e vendit numri i të cilave është rreth 90-100.

Pavarësisht nga këto të dhëna me përkeqësim progresiv, kryepidemiologu injorant i Surrelit Edvin Hajdutit ka zgjedhur që në krye të radhës mashtrimin dhe manipulimin për trajtimin e pandemisë.

Në këtë kontekst ai vazhdon refuzimin e mbylljes së shkollave duke ndezur kështu flakë pandeminë Covid-19 në Shqipëri dhe po çon vendin drejt katastrofës. Në fund të gushtit, por dhe në fillim të shtatorit duke konstatuar se Shqipëria kishte kushtet më minimale për hapjen e shkollave për nxënësit kërkova shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor për të parandaluar shndërrimin e shkollave në bomba biologjike të përhapjes së Covid-19.

Natyrisht reagimi i kryepidemiologut injorant të Surrelit dhe lakejve te tij ishte se shkollat po i hapim sepse ato i hapen Gjermania, Franca, Italia, Britania etj. E vërteta është ato vende i hapen shkollat por kushtet në shkollat e tyre ndryshonin me ato të Shqipërisë si dita me natën. Në shkollat e Shqipërisë nuk ekzistojnë kushtet më minimale mbrojtëse të fëmijëve tanë nga Covid-19. Shumica dërrmuese e tyre janë pa ujë, pa mjediset e duhura higjeno sanitare, pa dizinfektant me klasa 45 nxënës dhe në asnjë aspekt absolutisht në asnjë aspekt nuk mund të krahasohen me shkollat e Gjermanisë, Francës, Britanisë, Italisë.

Përveç këtyre, në dallim nga të gjitha këto vende Shqipëria ka nivelin më të ulët të testimeve në Europë, për rrjedhojë nivelin më të ulët të disgnostikimit, izolimit dhe mjekimit të të sëmurëve me Covid-19.

Sot janë me mijra femijë që shkojnë çdo dite në shkollë me prindër dhe familjarë me Covid-19, të cilët nuk bëjnë dot testin. Sot janë me qindra e qindra mësues të infektuar me Covid-19 që vazhdojnë punën sepse nuk e bëjnë dot testin ose urdhërohen në mënyrë kriminale të fshehin gjendjen e tyre nga narkdrejtorë militant, që para shëndetit të kolegëve dhe nxënësve vënë urdhërat kriminal të kryeepidemiologut të Surrelit dhe lakejve të tij.

Duke dënuar si të papërgjegjshëm e kriminal dhe me pasoja tejet të rënda qëndrimin e Edvin Hajdutit me mos mbylljen e shkollave, kërkoj mbylljen e menjëhershme të tyre në mbarë vendin dhe kalimin e tyre në sistemin online”, shprehet Berisha

Marketing