Berlin, ekzekutohet 47-vjeçari shqiptar

Vrasja e një shqiptari ka tronditur Berlinin.
Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Blendi G.,47 vjeç me origjinë shqiptare, i cili punonte si roje sigurie në dyqanin Boss në Kurfürstendamm.

Marketing

Siç raporton gazeta Bild, krimi ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, kur shqiptari sapo kishte përfunduar orarin e punës.
47-vjeçari shqiptar u vra 200 metra para se të shkonte në shtëpinë e tij. Ndërsa mësohet se autori, një burrë 60 vjeç shqiptaro-gjerman pasi ka kryer krimin, ka qelluar edhe veten duke humbur jetën pas disa orësh në spital.
Raportohet se viktima është qëlluar me armë zjarri në pjesën e sipërme të trupit.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes njoftuan menjëherë policinë. Ata thanë se dëgjuan tre ose katër të shtëna.
Një dëshmitar tha për Bild se ishte përpjekur për ta ndihmuar Blendi G.,por nuk mundi që ai të mbijetonte.
Nuk dihen ende rrethanat e këtij krimi, ndërsa policia po punon për zbardhjen e vrasjes.

Marketing