Berlin: Marrëveshja e Prespës shembull i shkëlqyer për zgjidhje të suksesshme të kontesteve

Marrëveshja e lidhur mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për emrin paraqet shembull të shkëlqyer për zgjidhjen e suksesshme të kontesteve, theksohet në kumtesën e Kabinetit të kancelares gjermane Angela Merkel kushtuar takimit të djeshëm të liderëve nga Ballkani Perëndimor në Berlin.

Marketing

Në takimin e Berlinit, nikoqir të së cilës ishin Merkeli dhe presidenti francez Emanuel Makron, marrin pjesë presidentët apo kryeministrat e gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, kryeministrat e Sllovenisë dhe të Kroacisë dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini.

Në tubim u fol për perspektivën e përbashkët evropiane të Ballkanit Perëndimor, me ç’rast liderët u pajtuan për përforcim të orvatjeve të tyre për vendosje të sferën rajonale ekonomike në pajtim me deklaratat e Samitit në Sofje dhe me konkluzionet e Presidencës në Samitin për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në vitin 2018, theksohet në kumtesë.

Sipas Kabinetit të Merkelit, të gjithë pjesëmarrësit në tubim e kanë konfirmuar përkushtimin e tyre të bashkëpunimin në kuadër të të ashtuquajturit Proces i Berlinit, elementet qendrore të së cilës janë ndërlidhja, bashkëpunimi ekonomik, tregtia e lirë, bashkëpunimi i sigurt, shkëmbimi i rinjve dhe pajtimi.

Pjesëmarrësit në tubim në Berlin e kanë konfirmuar mbështetjen e vendeve nga Ballkani Perëndimor për Zyrën rajonale për bashkëpunim të të rinjve (RICO) dhe janë dakorduar ta zgjerojnë bashkëpunimin në parandalim të radikalizimit, luftës kundër terrorizmit, tregtisë ilegale dhe emigracionit ilegal.

Kabineti i Merkelit thekson se Beogradi dhe Prishtina janë dakorduar që të vazhdojnë me orvatjet për implementim të marrëveshjeve të arritura dhe me dialog konstruktiv për normalizim të raporteve, me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare.

Në tubim, Kroacia paralajmëroi se gjatë kryesimit të saj me BE-në në vitin 2020, planifikon të organizojë Samit të ri për Ballkanin Perëndimor.