Berlini mirëpret kryediplomatin Maqedonisë së Veriut/ “Është kënaqësi ta kemi Bujar Osmanin në Berlin”

“Është kënaqësi ta kemi Bujar Osmanin në Berlin”. Kështu ka shkruar Michael Roth, Sekretar Shtetëror për Europë në MPJ-n gjermane, pas takimit të sotëm me Shefin e Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Marketing

Mbështetje të fuqishme dhe të pahamendshme, Ministrit Bujar Osmani i ka siguruar edhe i pari i diplomacisë gjermane Heiko Maas. Ky i fundit ka qenë decid në deklaratën e tij.
“Nga këtu dërgojmë mesazhin e qartë, se bashkërisht lëvizim drejt qëllimit të përbashkët dhe Gjermania qëndron në anën tuaj”, është shprehur Heiko Maas.
Fokusi kryesor i vizitës së Ministrit Osmani, sipas kumtesës së MPJ-s, ishte përmbushja e qëllimit strategjik të vendit, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në atë kontekst është diskutuar për ambiciet e iniciativave rajonale, siç ishte shembulli me Procesin e Berlinit.