Silvio Berlusconi ka mbajtur sot një fjalim, që përkon me 28-vjetorin e zbritjes së tij në fushën politike.
“Sot është një zbritje e re në fushë, të vetëdijshëm se e gjithë kjo është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme për të ardhmen e Italisë”, tha ai.
Po në fjalën e tij, nuk ka lënë pa përmendur Rusinë ku nuk ka fshehur edhe zhgënjimin ndaj Putinit.
“Nuk mund dhe nuk dua ta fsheh faktin se jam thellësisht i zhgënjyer dhe i trishtuar nga sjellja e Vladimir Putin, – tha sërish ai – i cili ka marrë një përgjegjësi shumë serioze ndaj gjithë botës”.
“Përballë tmerrit të masakrave të civilëve në Bucha dhe lokalitete të tjera ukrainase, krime të vërteta lufte, Rusia nuk mund të mohojë përgjegjësinë e saj. Përkundrazi, ajo duhet, në interesin e saj, të identifikojë dhe të gjykojë autorët e krimeve të luftës si një sjellje që ligji dhe morali i konsiderojnë të papranueshme edhe në kohë lufte”, tha Berlusconi./Opinion.al