Berlusconi rezulton pozitiv për koronavirus

Ish-kryeministri i Italisë, njëherësh edhe ish-presidenti i klubit të futbollit ‘AC Milan’, Silvio Berlusconi, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus të mërkurën.

Marketing

Politikani dhe sipërmarrësi është asimptomatik dhe është vetë-izoluar në shtëpinë e tij, raportojnë mediet italiane.

Lajmi u konfirmua nga mjeku i tij personal Alberto Zangrillo në Milano.

“Berlusconi u testua pas një qëndrimi të fundit në Sardenjë”, tha Zangrillo.

Berlusconi mbush 84-vjeç këtë muaj, duke e vendosur atë në një kategori me rrezik të lartë.