Liderit të Partisë Forza Italia Silvio Berlusconi është diagnostikuar me fillimin e një pneumoni në të dy krahët pas infektimit nga koronavirusi e simptomë tipike e këtij virusi.
Lajmi është zyrtarizuar nga spitali San Raffaele i Milanos ku ish kryeministri italian është shtruar pas mesnatës së shkuar.
Gjëndja e tij shëndetësore për momentin nuk është shqetësuese.
“E konsideroj një pacient në rrezik për shkak të patologjive të mëparshme që ai ka pasur në jetën e tij e shtrimi në spital është për një monitorim të kujdeshëm të gjëndjes së tij siç ndodh në cdo pacient Covid.
Është në gjëndje normale e në normativën e kërkuar nga pandemia e me të gjitha aparaturat e rastit. Merr frymë vetë e parametrat na bëjnë të jemi optimist për orët e ditët e ardhshme.
Sot në moshë 84 vjeçare Silvio Berlsuconi konsiderohet një pacient i ndjeshëm ndaj rrezikut të virusit Covid 19. Në të shkuarën ai ka vuajtur nga patologji serioze e e ka kryer disa operacione delikate në zemër.
E infektuar dhe partnerja e re – Të infektuar nga koronavirusi janë dhe disa anëtarë të familjes së tij dy fëmijët Luigi e Barbara e partnerja e tij e re Marta.
Lideri i Forza Italia ndodhet në një zonë të izoluar të spitalit San Raffaele e zona e jashtme e kësaj strukture është e rrethuar prej disa orësh nga gazetarë e telekamera në pritje të informacioneve mbi gjëndjen e tij shëndetësore.
Gjatë orëve të fundit ndaj tij janë regjistruar disa episode jo të këndshme urrjejtje në rrjetet sociale e që janë dënuar publikisht me një notë zyrtare nga lideri i Partisë Lidhja Matteo Salvini.
“E papranueshme dhe e turpshme të lexosh në rrjetet sociale njerëz që urojnë vdekjen e Silvio Berlusconit. Urrjetjes e zemërimit i përgjigjemi me buzëqeshje e i uroj Bersluconit shërim sa më të shpejtë”, ka deklaruar Matteo Salvini.
Mjeku personal tha se Silvio Bersluconi do të qëndroj disa ditë në spital.