Bërnabiq: Heqja e taksës kusht për vazhdimin e dialogut

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe Kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, Dejan Zidan janë pajtuar se situata e re e shkaktuar nga futja e tatimit nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina ka një ndikim negativ në stabilitetin rajonal.

Marketing

Ata theksuan se është e nevojshme të hiqet taksa me qëllim të krijimit të kushteve që Prishtina dhe Beogradi të kthehen në tryezën e negociatave, transmeton Klan Kosova.

Bërnabiq e njoftoi atë rreth situatës aktuale në Kosovë si dhe reformat që Serbia po ndjek në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, njoftoi Zyra për Media e Qeverisë serbe, transmeton Klan Kosova.