Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq sot paralajmëroi se së shpejti do të hapet vendkalimi i integruar kufitar me Maqedoninë e Veriut, ndërsa ndryshime të tilla së shpejti do të vendosen edhe me Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën.
Bërnabiq këtë e kumtoi në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Odës ekonomike të Serbisë, njofton korrespondenti i MEDIAL-s nga Beogradi.
Në takim, kryetari i PKS-së, Mrko Çadezh tha se vendklaimet e integruara kufitare, siç së shpejti do të vendoset me Maqedoninë e Veriut, dukshëm do ta lehtësojnë rrjedhën pa pengesa të mallrave drejt dhe nga Serbia.
Në fund të korrikut, parlamenti i Serbisë në propozim të Qeverusë, e miratoi ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar për qarkullim ndërkombëtar rrugor Preshevë-Tabanoc.
Mediumet serbe, duke iu referuar burimeve nga Dogana, paralajmëruan se vendosja e kontrollit të përbashkët në këtë vendkalim do të fillojë në fund të gushtit ose në fillim të muajit shtator.