Bërns: Mezi presim të festojmë në mënyrë historike anëtarësimin në NATO

Ambasadorja amerikane, Kejt Bërns në paraqitjen e saj të sotme në emisionin 360 gradë në Alsat tha se pret që procesi për anëtarësimin e vendit në NATO të kompletohet dhe Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e Aleancës javëve në vijim.

Marketing

“Kjo është një punë e madhe, është njohje e përparimit të rëndësishëm që ka bërë vendi dhe ne po e festojmë këtë. E di që mezi presim ta festojmë në mënyrë historike në Uashington, ashtu si këtu në Shkup, Bruksel dhe në vende tjera”-pohoi Bërns.