Bërns: Shpresojmë që këtë muaj BE-ja t`i jep “dritë jeshile” Maqedonisë

Ambasadorja amerikane, Kejt Bërns në emisionin “360 gradë” në Alsat theksoi se pret që nga fundi i marsit, BE të merr vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Marketing

“Shpresojmë dhe presim që Këshilli i BE-së të korrigjojë gabimin dhe të shfrytëzojë mundësinë gjatë takimit të ministrave këtë muaj të jep datë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Ka shanse reale që BE gjatë takimit në mars të jep një “Po” dhe t`i jep “dritë jeshile” Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave”-tha mes tjerash Bërns