Bertan Asllani në lidhje dashurie me aktoren e njohur turke

Këngëtari ka kohë që po e zhvillon karrierën e tij në Turqi.

Marketing

Dhe, Bertan Asllani përveç karrierës atje ka nisur edhe një jetë të re nga ana personale.

Ishte vetë, këngëtari shqiptar i cili njoftoi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram duke i uruar ditëlindjen të dashurës së tij.

Aktorja e njohur, Hazall Senel qenka në lidhje dashurie me Bertan Asllanin i cili i bëri një dedikim me fjalë dashurie me rastin e ditëlindjes.

“Urime ditëlindjen për ty e dashura ime. Për shumë vite të tjera ne do të përmbysim”, shkroi ai.